Sfidës për të treguar mënyrën më të çudtishme që dikush është zhdukur pa lënë gjurmë i është përgjigjur edhe një e re, rrëfimi i të cilës është bërë viral në Tik-Tok.
Kathryn Verb është emri i të resë, e cila ta treguar sesi i dashuri i saj me të cilin priste të martohej dhe të bënte fëmijë u zhduk në mënyrë të pakuptueshme gjatë periudhës së pandemisë.
Fillimisht, ai i kishte thënë se nuk ndihej mirë për shkak të Covid-it dhe do te shkonte në spital dhe në kohën kur po përmirësohej nuk mori kurrë më informacion prej tij.
Pasi kontaktoi gjithë spitalet e zonës dhe policinë kuptoi që i dashuri i saj prej dy vitesh nuk i kishte treguar asaj identitetin e tij të vërtet pasi emri që ajo kërkonte nuk ekzistonte.
Kjo video virale ra edhe në duart e gruas që ishte zyrtarisht bashkëshortja e Warren-t. Me një postim në llogarinë e saj në Facebook ajo ironizoi bashkëshortin dhe tha se do fliste në një moment të dytë për cështjen.
Ai donte gjithmonë të mbahej mend për diçka të madhe. Bravo Warren. Po e kam dëgjuar historinë por si kam parë videot.
I jam shumë mirënjohese Katit që ndau historinë e saj. Do të flas më gjatë në një moment të dytë. Falemiderit të njohurve dhe të panjohurve për suportin,” shkroi Barabara Clement krahas fotos së bashkëshortit dhe Katit.