Katër shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane së fundmi për shkak se akuzohen për kundërshtim të karabinierëve si dhe për drogë.
Por si i zbuloi policia?
Mësohet se sapo policia është paraqitur në banesën e tyre ka hasur në kundërshtimin e personave të arrestuar. Madje ata kanë tentuar që të godasin me thikë policët por që nuk ia kanë dalë dot, duke përfunduar kështu në pranga.
Pas kërkimit policia në banesën e shqiptarëve gjeti 12 doza kokainë të ndara gati për tu shitur, disa qese me kanabis, peshore dhe sende të tjera për paketimin e drogës.
Loading...