U arrestua kur ishte adoleshent dhe doli nga burgu në moshën 83-vjeçare, çfarë i ndodhi amerikanit

Njihuni me Joe Ligno, amerikani i cili ka qëndruar në burg për 68 vite. Sot 83-vjeç, ai shpjegon si u dënua kur ishte vetëm 15-vjeç. Ai tregon se në moshë të mitur ai ndërroi shtëpinë dhe nisi të shoqërohet me njerëz që nuk i njeh. Një natë ata u alkoolizuan dhe u konfliktuan me një grup tjetër djemsh. Nga konflikti dy persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur.
Në momentin që mbërriti policia, Lingo kishte ngelur i vetëm ne vendngjarje. Të tjerët ishin zhdukur. Kur policia e pyeti për emrat e të tjerëve, ai nuk u përgjigj, pasi nuk dinte emrat e tyre të vërtetë. Ai dinte vetëm pseudonimet. 15 vjeçari asokohe u akuzua për vrasje, një akuzë që ai gjithmonë e ka mohuar edhe pse ai ka pranuar në një intervistë me transmetuesin amerikan CBS, se ai goditi me thikë dikë që mbijetoi dhe kishte shprehur pendim.

Ai tregon se gjithë këto vite ka qenë vetëm, dhe në burg ka relfektuar për gabimin që ka bërë.

Loading...