Publikohen pamjet, autori i vrasjes së 27-vjeçarit po lëvizte me armë para ngjarjes

Policia ka siguruar një foto disa minuta para se të ndodhë ngjarja e rëndë në Tiranë, ku humbi jetën 27-vjeçari Mehmet Qema. Në foto shihet qartë se në një tavolinë janë një grup djemsh, mes të cilëve edhe viktima.

Publikohen pamjet, autori i vrasjes së 27-vjeçarit po lëvizte

Në këmbë shihet autori i akuzuar për vrasjen, Marjus Dema. Ky i fundit shihet me armë në dorë duke ecur pranë tavolinës.
Dyshohet se shkak për krimin e rëndë u bë një konflikt i çastit. Policia ka shpallur në kërkim autorin e krimit dhe 5 persona të tjerë, të akuzuar për mos kallëzim të krimit.

Loading...