Kërpudha helmuese, kësula e vdekjes i mori jetën 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani i Kosovës.
Por ky nuk është rasti i vetëm fatal në Shqipëri. Toksikologu Zihni Sulaj, thotë se në 5 vjecarin e fundit kemi pas mbi 50 raste të helmimit nga kërpudhat e egra dhe 3 fatalitete.
Por sa i sigurt është tregu i kërpudhave? Top Channel bleu disa kërpudha në një treg të Tiranës. Kërpudhat që ruheshin në ambient të freskët nuk ishin të shoqëruara me asnjë etiketë që të informojë konsumatorin për datën e skadencës dhe vendin e origjinës.
Të vetmet që shiten me vasket janë ata që kanë një etiketë në gjuhën greke. Për cilësinë e kërpudha të kultivuara nuk flet ligji i etiketimit, por fjala e tregtares, e cila zotohet për sigurinë e këtij ushqimi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ai institucion që shqiptarëve duhet t’i garantojë ushqim të sigurt.
Pavarësisht kësaj kërpudhat e freskëta tregtohen lirshëm, konsumatori nuk e di nëse është duke konsumuar një produkt ushqimorë të skaduar apo cilësor.