Covid-19 mori 11 infermierë, Rama: S’duhet të harroni në asnjë sekondë kolegët që humbën jetën

Sot në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij para infermierëve nga e gjithë Shqipëria, duke kujtuar edhe ata që humbën jetën në krye të detyrës.

“Kjo luftë nuk ka mbaruar dhe ne duhet të vazhdojmë t’a bëjmë të tonën. Puna juaj çdo ditë, me gjithë sistemin e vaksinatorëve është fantastike. Profesionalizmi është mbresëlënë! Ne mund të mbështetemi me njerëz si ju.
Unë jam i keqardhur sa herë dalin në ambientin publik një anë e errët për shkak të individëve të caktuar që nuk janë në lartësinë e këtij sistemi. Ata nuk janë përfaqësues të armatës tuaj.

Nuk janë njerëz të ulët që fusin duart në xhepat e familjarëve të pacientëve, Nuk duhet të harroni në asnjë sekondë kolegët tuaj që humbën jetën në krye të detyrës. Duhet të ndiheni krenar! Kontributi i secilit prej jush është i paçmueshëm për vendin”, tha Rama.

Loading...