Një djali homoseksual iranian i është prerë koka nga vëllai dhe dy kushërinjtë e tij pasi zbuluan se ai ishte përjashtuar nga shërbimi ushtarak për shkak të seksualitetit të tij.
Alireza Fazeli Monfared, 20 vjeç, dyshohet se u mor nga tre anëtarët meshkuj të familjes së tij në fshatin Borumi, Irani perëndimor dhe u vra, raporton DailyMail.
Më pas, tre vrasësit thuhet se telefonuan nënën e Alirezës për t’i dhënë lajmin.
Alireza kishte aplikuar për një përjashtim nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak iranian, pasi ai do të largohej nga vendi dhe të transferohej në Turqi për të jetuar me partnerin e tij Aghil Abyat.
Por kur letra e përjashtimit arriti në shtëpinë e tij në qytetin e Ahvaz, Alireza nuk ishte në shtëpi dhe në vend të kësaj vëllai i tij thuhet se zbuloi orientimin e tij seksual.
Pak më vonë, vëllai i tij arriti në shtëpinë e Alirezës dhe tha që babai i tyre kishte nevojë ta shihte dhe e çoi në Borumi gjatë natës.
Ky ishte dhe momenti kur vëllai i tij dhe dy kushërinjtë meshkuj pretendohet se e vranë duke i prerë kokën, dhe më pas e hodhën trupin e tij pranë një palmë.
Nuk kishte asnjë lajm për të deri të mërkurën, kur njerku i Alirezës telefonoi nënën e tij dhe i tha asaj se e kishin
vrarë.
Alireza kishte një marrëdhënie të vështirë me vëllain e tij i cili shpesh ankohej tek babai i tyre se si ai dukej dhe si vishej, duke thënë se ai ‘çnderoi’ dhe ‘turpëroi’ familjen e tyre.
Abyat, partneri i Alirezas, tha se para vdekjes, ai kishte në plan të shiste celularin e tij dhe të udhëtonte në Turqi për t’u bashkuar me të.
Ai raportoi gjithashtu se ata kishin fituar regjistrime audio të zbuluara në të cilat Alireza tha se jeta e tij është “kërcënuar nga familja”.
Në Iran, homoseksualët përjashtohen nga shërbimi ushtarak sipas Paragrafit 7 Seksioni 5 i rregulloreve të ushtrisë, raporton Ora News.