Shpërndante drogë, arrestohet 48-vjeçari në Orikum

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 48-vjeçar pasi është kapur duke shpërndarë drogë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin J. H., 48 vjeç, banues në Orikum.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Loading...