Një grua 53-vjeçare është shokuar pasi ka parë gishtat e saj dorës të nxihen të gjithë. Gruaja nga Kina kishte neglizhuar një plagë në dorën e saj, pasi kishte prerë aksidentalisht gishtin e dorës së majtë duke bërë punët e shtëpisë. Por dy ditë më vonë, gishti i lënduar filloi të nxihej dhe më pas u përhap në të dyja duart, përveç dy gishtave.
Ajo thotë se i ndjente të mpirë dhe më pas shkoi në spital. Mjekët e diagnostikuan atë me gangrenë, që ka të bëjë me kalbjen dhe vdekjen e indeve. Për rrjedhojë, në indet e vdekura është ndërprerë furnizimi me gjak.
Disa lloje të gangrenës përfshijnë edhe një infeksion bakterial. Trajtimet për rastet e gangrenës janë me antibiotik ose me ndërhyrje kirurgjikale për të hequr indet e vdekura. Nëse identifikohet dhe trajtohet sa më shpejt, atëherë edhe shërimi do të ketë rezultate pozitive dhe të shpejta. Sa i përket rastit të zonjës 53-vjeçare, raportohet se ajo u trajtua në një spital lokal.