‘Defender 21’/ Zhytësit amerikanë stërvitje të përbashkët me marinën shqiptare, Kim ndan pamjet nga Vlora

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë në Twitter disa pamje që tregojnë ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë duke bërë zhytje së bashku në kuadër të “Defender 21”.
Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se zhytësit e Marinës shqiptare dhe asaj amerikane po stërviten bashkë për të forcuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunimin.
Stërvitja e ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë u kryen në Bazën e Pasha Limanit në Vlorë.

Loading...