Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit kur e shohin te kafja lagjes

Këngëtarja e njohur, Aurela Gaçe është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, përmes një postimi në Instastory, ajo ka treguar se kur del në lagje, jo gjithmonë është e veshur bukur apo me make up në fytyrë dhe se shpesh ndodh që ta shohin edhe me qeset e pazarit në dorë.
Aurela ka zbuluar se banorët e lagjes së saj prej dhjetë vitesh janë mësuar me të, por ka nga ata që vijnë nga vende të tjera për të pirë një kafe dhe bëjnë reagime nga më të çuditshmet.

“Unë banoj në një kompleks shumë të populluar, në lagje të zhurmshme, e sigurisht, shumë kafene e lokale përreth.U bëra dhjetë vjet në këtë lagje, kështu që për komshinjtë nuk përbën asnjë ‘lajm’ teksa më shohin me pizhama edhe të pakrehur teksa përcjell vajzën në kopsht… as kur kthehem nga palestra me çantën në shpin, flokët kapur si të vijë, pa grim, me tuta e në duar jam me qeska pazari, me tufa me spinaq e qepë të njoma, hudhra, preshë e domate…

Por sigurisht, nëpër kafenetë e lagjes, ulen edhe miq nga lagje të tjera. Shoh bërrylin që njofton tjetrën… shikoje… sigurisht ka shoqërim me sy derisa largohesh.

Tani një dilemë kam me vete. Çfarë mendojnë e thonë ato-ato teksa unë largohem:

‘Ua, po kjo si ka dalë kështu?’

‘E shkreta si është katandisur, artiste gjasme!’

Apo e treta e vërteta:

‘Lum burri që e ka!’

Mendoj që është e treta”, ka shkruar këngëtarja.

“Si është katandisur”, Aurela Gaçe tregon si

Loading...