‘I lidhte duart djalit dhe i thoshte do të çoj në pyll’, 30-vjeçarja shqiptare rrëfen torturat e burrit

Historia e dhunës ndaj një 30-vjeçareje dhe të birit të saj 11-vjeç u trajtua në emisionin “Me Zemër tē Hapur” të gazetares Evis Ahmeti sot. Jeta e saj është e mbushur plot dhimbje e vuajtje. Ishte viti 2000 kur asaj iu propozua një djalë me fizikun e gjatë, i pashëm që e lëkundi dhe e detyroi të thoshte po!

Ishte bashkëshorti i motrës njeriu që e prezantoi me bashkëshortin e saj. Vetëm 19 vjeç dhe nisi jetën familjare, duhej të përkushtohej dhe shumë shpejt të bëhej nënë e një fëmije që sot është vetëm 11-vjeç dhe ka përjetuar torturat më makabre.

Nëna e tij shprehet me dhimbje se djali është keqtrajtuar nga babai pasi ai pinte alkoll dhe në shtëpi i dhunonte.

“Jam fejuar në 2009, më njohu burri motrës me bashkëshortin tim. Kunati im e kishte kushëri dhe e njihte si person të mirë. Kunati im më pohoi që është një djal i mirë, por nuk është se mora shumë informacion. Kur familja ime pyeti për ketë djalë nuk na foli askush keq për të. Prindërit vendosën që unë të fejohesha me të, ai më pohoi që jam pa punë për momentin.

Unë vetëm deri në klasë të 8-të kam shkuar në shkollë për shkak se familja ime ishte keq nga gjëndja ekonomike. Para se të fejohesha qëndroja brenda familjes vetëm me punët e shtëpisë, nuk dilja as shoqe nuk takoja. Kisha ëndrra kisha dëshira por që nuk u plutësuan kurrë.

Jemi 7 fëmijë, katër vajza dhe tre djem. Edhe motrat e mia janë rritur dhe janë martuar njëlloj si mua, me shumë fanatizëm. Bashkëshorti im kishte të dy prindrit, ishte çuni i vogël, më pohoi që do punojmë tokat dhe do ju shërbesh prindërve.

Më pohoi që kam qenë në Greqi kam punuar, ramë dakort pimë kafen dhe pas katër muajve lindi një debat sepse prindrit e mi e penguan që ai të vinte të më merrte shpesh herë. Pastaj ai erdhi më kërkoi pa dasëm pasi kishte nënën sëmur.

Më mori dhe brenda muajit të parë ngela shtatëzanë, aty filluan debatet e para ai filloi që të konflintohej me prindërit e mi dhe nuk më lejoi më të shkoja t’i takoja prindrit. Ai filloi të konsumonte alkool dhe lëndë narkotike. Erdhi në jetë djali dhe në moshën kur djali ishte 2-vjeç ikën vjehrra nga shtëpia dhe shkon te djali tjetër, ai atë natë ngrihet dhe më rrahu jashtëzakonisht keq, djali ishte në krevat në gjumë, u zgjua me të qarë. Të nesërmen mora djalin dhe shkova te prindërit, por aty unë kam kaluar një stres të jashtëzakonshëm.
Ata gjatë gjithë kohës më pohonin se ai nuk ishte për ty, ta kishim pohuar e shumë të tjera. Ndenja te prindrit prej 7-vitesh dhe ai nuk sillte në shtëpi asnjë çokollat për djalin. Ai hyri në burg për 3 vite pasi u kap me lendë narkotike.

Kur doli nga burgu dhe prindrit i kishin vdekur dhe iku në Gjermani.

Vendosa të kërkoj divorcin , ai ndërkohë më shkruan në facebook dhe më pohon që sa lekë duhet të dërgoj dhe më dërgoi disa muaj pagesë, pastaj dëshironte të pajtoheshim, mendova se ai kishte ndryshuar pas kaq shumë vitesh. Morëm një shtëpi me qera ai ishte jashtë dhe u kthye.

Vendosëm të bënim edhe një fëmijë të dytë, m’u duk normal por familja ime e priti mirë për hatrin tim.

Ai komunikoi me familjarët e mi. Pasi planifikuam një fëmijë të dytë, pas 4 muajsh që unë mbeta shtatzanë, vinte i pirë i alkolizuar, sillej keq na dhunonte ofendonte fëmijën dhe mua. Kjo situatë zgjati rreth 4 deri ne 5 muaj. Ky ishte edhe momenti që unë u largova nga ai përfundimisht.

Ai frikësonte fëmijën duke i thënë se do të çoj në pyll , e kafshonte në kurriz. Ai e dhunonte deri sa ai edhe qante. I lidhte duart dhe i thoshte do të çoj në pyll të të lej aty në pyll.” rrëfeu ajo./BW

Loading...