Gaza po sulmohet vazhdimisht nga Izraeli dhe familjet në këtë vend janë të frikësuar për jetën e tyre. Një grua, nënë e 5 fëmijëve rrëfen tmerrin që po përjeton këto ditë: “Netët janë kaq të frikshme për ne, për fëmijët tanë. Në çdo moment shtëpia juaj mund të jetë varri juaj.
Në çdo sekondë mund të ketë një bombardim rreth jush, duke synuar shtëpinë tuaj ose duke synuar lagjen tuaj. Kjo mund të ndryshojë vendin ku ju duhet të jeni të sigurt në një varr për ju dhe fëmijët tuaj, për ëndrrat tuaja, për kujtimet tuaja, për gjithçka”, deklaron ajo për BBC.
Najëa jeton me burrin dhe pesë fëmijët e saj, të moshës 11 deri 22 vjeç, në buzë të një kampi refugjatësh në qendër të Rripit të Gazë. Prej një jave, Izraeli sulmoi Gazën dhe bombardimet vijojnë çdo ditë. Aktualisht kanë ndërruar jetën 83 palestinezë, ndërsa janë plagosur 388 të tjerë.