Vazhdon stërvitja “DEFENDER-Europe 21”, teksa në Shqipëri janë vendosur mijëra trupa amerikane dhe mjete të rënda, mes tyre tanke.
Ambasada e SHBA-së ka postuar në Facebook pamjet nga ushtrimet stërvitore të amerikanëve që trajnojnë forcat shqiptare në bazën e Pashalimanit.
“Polumbarët e Ushtrisë Amerikane dhe Forcave Detare Shqiptare zhvilluan së fundmi ushtrime stërvitore gjatë operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg në Bazën Detare të Pasha Limanit në Vlorës, Shqipëri.
DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t’u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi nga çdo drejtim” shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.