Një grabitje për pak sa nuk është kthyer në tragjedi në një fshat të Pejës natën e shkuar.
Policia lokale bën me dije se rreth orës 21:20, një person i armatosur ka hyrë me forcë brenda një banese dhe pasi është pikasur nga pronarët, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Nga të shtënat, një person ka mbetur i plagosur. Policia lokale ka publikuar edhe një foto të autorit të dyshuar dhe u bën apel qytetarëve që ta identifikojnë.
Njoftimi:
Kërkesë për identifikim
Pejë, 14 Maj 2021
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, me qëllim identifikimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është i dyshuar se me datë 13.05.2021 rreth orës 21:20, në fshatin Nabergjan-Pejë, ka hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës, dhe pasi është hetuar nga pronarët e shtëpisë i njeti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave dhe si pasoj një (1) person është palgosur nga arma e zjarrit.
I dyshuari është i kërkuar për veprën penale:
-“VRASJE NË TENTATIVË”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion dhe mund ta identifiokoj personin e dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com