Udhëtonin me para droge në xhep, prangat dy shqiptarëve në Angli

Policia angleze vuri në pranga dy shqiptarë, të cilët udhëtonin me para droge me vete.

Sipas mediave britanike, shqiptarët Durim Mytro, 48 vjec dhe Geni Dragjoshi, 34 vjeç, u kapën me 18 mijë paund me vete në një stadion, pasi kishin udhëtuar nga Birmingham për në Uellsin Jugor.
Udhëtimi i tyre ishte me qëllim që të dorëzonin paratë e përfituara nga fabrika e kanabisit, por ranë në prangat e policisë.

Pas verifikimeve të kryera nga autoritetet, rezultoi se të dy shqiptarët kishin qenë të dënuar më parë për pastrim parash.

Loading...