U përplas nga kamioni, ndërron jetë në spital 62-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital 62-vjeçari që mbeti i plagosur dje në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ku 62-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një kamion që drejtohej nga një 37-vjeçar me inicialet E.G.
Ai u zu poshtë nga kamioni, që i dëmtoi këmbët, ndërsa nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra, teksa ka ndërruar jetë ditën e sotme. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, ndërsa policia vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Loading...