Sulmohet me molotov shtëpia në Gaza, 12 vjeçari përfundon në spital në gjendje të rëndë!

Një realitet i frikshëm, po shpaloset para syve të të gjithëve në konfliktin e 6 ditëve të fundit mes izraelitëve dhe palestinezëve. Në një video që është bërë virale orët e fundit, dy sulmues lëvizin në errësirë, me kapuça në kokë dhe ata u panë tek hedhin një bombë molotov në katin përdhes të një shtëpie, të vetëdijshëm se në katin e parë përdhes të shtëpisë gjendej një familje.

Flakët që morën shtëpinë gllabëruan dy vëllezër, ai më i madhi, është 12 vjeç , aktualisht i shtruar në spital. Imazhet e para pas sulmit e tregojnë atë me një këmishë të bardhë të djegur, lëkurën e fytyrës të djegur dhe me një vështrim të frikësuar, të një fëmijë i cili sapo ka mësuar realitetin e trishtë me të cilin do t’i duhet të jetojë.
Përplasjet dhe trazirat në qytetet në Rripin e gazës vazhdojnë dhe as masat e marra nuk po arrijnë të vënë situatën nën kontroll. Në Lod, jo shumë larg Tel Avivit, ora e ndalimit dhe kordoni i policisë nuk e kanë ndalur dhunën, të shtënat me armë në rrugë dhe sulme që kanë kaluar edhe parashikimin duke dëmtuar apo vandalizuar edhe varrezat.

Ndërkohë që Adjami, një lagje kryesisht arabe në majë të rrugës Yefet, lagjja më e ngarkuar dhe plot gjallëri në kohë normale, tani është bosh, rrugët janë të zbrazura, tezgat dhe dyqanet e tregut të mbyllura. Banorët arabë , me të drejta pronësie të vështira për t’u provuar për shkak se datojnë që nga koha e osmanëve – janë dëbuar progresivisht nga zona. Një video tjetër tregon një grup me uniformë të gjithë të veshur me bluza dhe pantallona të zi, me jelekë antiplumb dhe granata trullosëse, duke patrulluar në rrugët e Jaffa, ata mbajnë mbi rroba simbolin e Ndëshkuesit. Disa thonë se ata janë pjesë e policisë, ata janë ish-policë që kanë vendosur të transformojnë veten në vigjilentë, si Ndëshkuesi.

Loading...