Autor i disa vjedhjeve në banesa dhe lokale, kush është 30-vjeçari i arrestuar në Cërrik

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Cërrikut, pasi rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Gezim Alliu, banues ne Cerrik.

Mësohet se i riu rezulton të jetë autor i disa vjedhjeve ne banesa dhe lokale të qytetit dhe fshatrave të kësaj bashkie.
Sipas burimeve zyrtare Alliu ka qenë më herët i dënuar për vjedhje. 30-vjeçari prej kohësh ishte kthyer në një vjedhës profesionist pasi kujdesej që në çdo rast vjedhje të mos linte gjurmë.

Loading...