Lajmi i trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 85-vjeçare legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi

Ka nisur me një lajm të hidhur kjo e shtunë për të gjithë sportdashësit, por jo vetëm. Legjenda e boksit shqiptar, Ahmet Golemi, i njohur si ‘Muhamed Ali’ shqiptar, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare. Lajmin e ka bërë me dije djali i tij, Ahmet Golemi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se boksieri i njohur mbylli sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.

“Miq dhe dashamrës! Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen se sot u nda nga jeta babi im, Ahmet Golemi”, shkruan ai.

Golemi mbante titullin ‘Mjeshtër i Madh’, si një nga komentatorët më të mirë të boksit në vend. Ai lindi më 5 qershor të vitit 1936, në Tiranë, ku edhe jetoi, ndërsa ka qenë kampion i boksit shqiptar, shkrimtar, gazetar dhe komentator sportiv. Mban 9 tituj në karrierën e tij, pesë herë kampion i vendit dhe katër herë nënkampion.
Ai e nisi boksin te Shtëpia e Pionierit, ku trajneri Ali Kastrati i veshi për herë të parë dorezat e boksit. Në vitin 1951, në Elbasan Golemi u shpall kampion kombëtar për të rinjtë.

Më 7 maj të vitit 1979 Golemi u dënua me 5 vite heqje lirie për agjitacion e propagandë, pasi festoi fitoren e bokseriet të famshëm Muhamed Ali.

Në fillim të viteve ‘70, regjimi komunist ndaloi boksin dhe për pasojë edhe adhurimin për legjendën amerikane të boksit, Golemi u dënua me burg sepse bleu një tortë 250-lekëshe për të festuar këtë fitore.

Loading...