‘Doja ta abortoja, sot që e kam në krah zoti do të ma marrë?’, nëna rrëfen tmerrin e jetës

Një grua nga Librazhdi ka rrëfyer sot në “Ka një mesazh për ty”, ka sjellë djalin e saj të vogël, pasi e ka peng. Ajo tregoi se ka jetuar me një burrë që e ka dhunuar por që arriti të bëjë 4 fëmijë. Nga vuajtjet që ka kaluar, ajo ka treguar se fëmijën e fundit ka dashur ta abortojë, por ka qenë doktori dhe nëna e saj që nuk e lejuan.
Pas disa vitesh, e divorcuar nga bashkëshorti me një jetë të re në Itali, ajo tregon se u has me një problem që e shkatërroi. Djali i saj i vogël, Englantini, në janar të këtij viti u sëmurë rëndë. Ajo tha se djali i saj kishte një ftohje të rëndë, ku i infektoi një cipë të trurit. Sipas saj, djali saj ishte në gjendje kome për një kohë të gjatë. Zonja tregoi se aty kaloi periudhën më të vështirë të jetës. “Doja ta abortoja para se ta lindja, zoti do të ma marrë sot që e kam në krah”, u shpreh zonja në fjalë.

Djali i saj është tashmë i rritur, i martuar dhe me një fëmijë.

Loading...