Rritja e tensionit vazhdimisht pas të 40-tave, mjekët: Ja nga se rrezikoni

Gratë e moshës së mesme duhet të vëzhgojnë vazhdimisht tensionin e tyre të gjakut në mënyrë që të parashikojnë problemet e mundshme. Kjo për arsye se tensioni mund të jetë indikatorë i shumë problemeve, duke përfshirë edhe sulmin në zemër.
Gratë që kanë rritje të vogla në tensionin e gjakut gjatë të 40-ave të tyre, kanë rrezik të dyfishuar të sulmit në zemër gjatë të 50-ave të tyre, sesa gratë që kanë tensionin normal. Këtë e ka zbuluar një grup i ekspertëve gjatë studimeve të tyre që kanë përfshirë 6,381 gra dhe 5,948 burra të moshës 41 vjeç, nga Norvegjia.

Për 16 vite këta persona u vëzhguan për çdo problem të mundshëm shëndetësorë, dhe si përfundim u vërtetua se ka ndërlidhje mes rritjes në tension gjatë të 40-ave dhe sulmeve në zemër tek gratë. Rekomandimi i ekspertëve është që të përpiqeni të hani sa më shëndetshëm dhe të ushtroni rregullisht. Gjithashtu të shmangni duhanin, alkoolin dhe kripën./Lajminet

Loading...