Ananasi nuk është vetëm një frut i shijshëm por edhe të fal shumë përfitime shëndetësore, nga nyjat deri në zemrën tuaj. Kjo fal bromelainës, e cila është e pranishme në frut. Bromelaina është një përzierje enzimash që vjen nga trungu, frutat dhe lëngu i bimëve të ananasit. Komunitetet në të gjithë Amerikën Qendrore dhe Jugore e kanë përdorur atë për të trajtuar një larmi problemesh mjekësore për shekuj me radhë.
Ka një numër të vetive anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjeve që studimet tregojnë se mund të ndihmojnë në parandalimin dhe menaxhimin e simptomave të artrozës si ënjtja e indeve të buta dhe ngurtësia e kyçeve. Kërkimet gjithashtu mbështesin përfitimet e mundshme të shëndetit të zemrës nga bromelaina, pasi është në gjendje të trajtojë probleme kardiovaskulare si goditje në tru, sulm në zemër dhe presion të lartë të gjakut. Kjo falë aftësisë së tij për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
Së fundmi, bromelaina përdoret zakonisht në serumet dhe kremrat e lëkurës për të ndihmuar në rritjen dhe rigjenerimin e qelizave, veçanërisht për njerëzit me djegie të shkallës së dytë ose të tretë.
Shumica e njerëzve nuk kanë ndonjë efekt anësor kur marrin bromelainë, megjithëse disa përjetojnë shqetësime gastrointestinale dhe diarre. Shkencëtarët janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë dozat maksimale ditore për bromelain, por deri më tani nuk ka pasur efekte anësore të raportuara kur marrin afërsisht 500 miligramë në ditë. Por nëse jeni alergjik ndaj ananasit, selinos, karotës, koprës ose polenit të barit, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë që edhe ju mund të dëshironi të qëndroni larg tij. /Telegrafi/