Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas raportimeve për kapjen e një sasie të madhe të lëndëve narkotike në Lipjan.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se ky aksion ka q2enë në koordinim me institucionet e partnerëve të Kosovës.
“Sot gjatë një aksioni të koordinuar me institucionet e partnerëve tanë, Policia e Kosovës ka kapur një sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar, kokainë. Falënderoj institucionet e partnerëve tanë aleat që ndihmuan në këtë zbulim dhe përgëzoj pjesëtarët e Policisë së Kosovës për kryerjen e shkëlqyeshme të detyrës së tyre”, shkruan Sveçla.
Ai po ashtu, theksoi se “Republika e Kosovës me të gjitha kapacitetet e saj do të jetë e pakompromis në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve dhe që sfidojnë sundimin e ligjit”.
“Pas 14 shkurtit, Republika e Kosovës nuk do të jetë më streha e kriminelëve”, shkruan ai.