Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ka folur për mbledhjen e Këshillit Kombëtar në PD. Ristani tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje, madje edhe disa situata servilizmi ndaj Bashës, që shkojnë përtej çdo imagjinate.
Një nga deputetët e zgjedhur të partisë, ka deklaruar se nëse Basha humbet edhe zgjedhjet në parti, atëherë ai duhet të japë dorëheqjen nga partia… Me sa duket deputeti nuk e kupton fare konceptin e një gare zgjedhore, ndoshta duke rënë edhe në kurthin e faktit që Basha garon si kryetar (pa dhënë dorëheqjen), për postin e kryetarit!
Kryetari sillet si fëmijë hileqar. Në bazë të statutit mbledhjen duhet ta thërrasë kryetari i Këshillit Kombëtar, në fakt e thirri Sekratari i Përgjithshëm.
Në mbledhje kishin organizuar edhe një grup për t’ju kundërvënë Nishanit dhe Kadillit. Krijuan hilaritet të rëndomtë gjatë mbledhjes. Nuk ishin as anëtarë, është një grup që e mbledh Sekretari i Përgjithshëm, për të krijuar hilaritet.
Gjatë fjalëve, unë personalisht i kërkova kryetarit të japë dorëheqjen, sepse po e çon partinë nga humbja në humbje.
I’u referua një fjale të tijën ku ai i thotë Ramës, ma hodhe njëherë faji yt, ma hodhe dy herë, faji im. Mendova se do të japë dorëheqjen që mos t’ja hedhë tre apo katër herë.
Ngrihet një nga deputetët e PD-së dhe thotë, kryetar nëse do të humbësh në zgjedhje për kryetar, unë mendoj se duhet të japësh dorëheqjen!
Ai që ra në sy ishte një nxitim për të zhvilluar zgjedhjet në më pak se një muaj, duke krijuar pabarazi në garë. Tradita e Bashës është që kur ai humb ngrin, këtë herë ai nuk bëri as ngrirje. E mirë do të ishte të ndiqte traditën e vet, që të ngrinte.
Po prap një deputete e partisë, thoshte i afruan zgjedhjet në qershor, sepse pengohet turizmi në korrik.
Besoj jemi në rrugë të mbarë, Basha do ta çojë partinë nga humbja në humbje“, tha ndër të tjera Ristani.