Ka ndërruar jetë nga një sëmundje e keqe këngëtari italian Franco Battiato. Lajmi u bë me dije nga familja e tij, të cilët kërkojnë që të ruhet privatësia. Legjendari i muzikës italiane ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare.
Ai prej kohësh ishte i sëmurë Alzheimer, edhe pse sëmundja e tij nuk u bë kurrë publike, Battiato mungonte në skenat muzikore dhe artistike që prej 2017, kur gjatë një incidenti u detyrua të ndërpresë një turne koncertesh.
Ai qëndronte prej kohësh i mbyllur në vilën e tij në shpatet e Etnës, nën kujdesin e familjarëve të tij. Në 2015 ai u rrezua nga skena, dhe pas dëmtimeve të shkaktuara nga aksidenti, bëri ndërhyrjen e parë, e cila përkeqësoi së tepërmi shëndetin e tij.
Loading...