Këngëtari i shumë pëlqyer në Kosovë dhe Shqipëri, ka pranuar më në fund se është i dashuruar dhe në një lidhje, por nuk tregoi se kush është fatlumja. Ai rrëfeu këtë të fshehtë të jetës private në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, një natë më parë.
“Në fakt, kështu më kanë thënë, edhe një vit kohë, por unë them që ata kanë kohën e tyre, unë kam kohën time. Një vit apo një vit e gjysmë, drejt asaj rruge po shkojmë”, tha reperi teksa shoi se zemrën ia kanë rrëmbyer dhe se është rrugës për ta konsoliduar lidhjen e dashurisë.
Capital T e pranon më në fund që është i dashuruar, ja
Prej kohësh, Capital është përfolur për një lidhje me Adrola Dushin. Të dy e kanë mohuar këtë, por duket se janë shumë pranë pranimit.