Trafiku i drogës, GJKKO dënon me 10 vite burg Moisi Habilajn, kushëririn e Saimir Tahirit

Gjykata a e Posaçme kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ka dhënë 37 vite burg për Moisi Habilajn, kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir tahiri dhe tre anëtarët e bandës së tij.

GJKKO ka dënuar me 10 vite burg Moisi Habiljan ndërsa me nga 9 vite janë dënuar Nezar Seiti, Meridian Sulaj dhe Fatmir Minaj.
Ata akuzohen për trafik të lendëve narkotike ne kuaduër të grupit të strukturuar kriminal. 4 të pandehurit përfituan 1/3 e uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Me uljen e dënimit sipas kodit të procedurës penale, Habilaj është dënuar përfundimisht me 10 vite burg.

Fajtorë për të njëjtat akuza, janë shpallur edhe Nazer Seiti, Maridian Sulaj dhe Fatmir Minaj, të cilët me uljen e dënimit janë dënuar përfundimisht me nga 9 vite burg.

Vendimet

Moisi Habilaj- 10 vite burg

Nazer Seiti- 9 vite burg

Maridian Sulaj- 9 vite burg

Fatmir Minaj- 9 vite burg

Loading...