‘Janë montuar video, pasi u lidh me një tjetër…’, denoncimi i shqiptares që u burgos nga burri i saj

Elida ka rrëfyer historinë e saj në emisionin “Me zemër të hapur”, në News24, duke treguar se u akuzua nga bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijës së saj, i cili është me probleme të rënda shëndetësore.

Kjo ndodhi pikërisht në momentin që bashkëshorti i saj e tradhtoi.

“Kur ai u lidh me një femër tjetër, unë u denoncova nga bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijës tim minoren dhe jam dënuar dhe kam kryer 20 muaj burg”, rrëfeu ajo.

Sipas saj, e vërteta nuk është kjo, por ka pasur një plan për ta nxjerrë si dhunuese të fëmijës së saj.

“Por cdo gjë është gënjyer dhe janë montuar video, djali i vogël ka kaluar shumë mirë. U kurdis i gjithë plani për burg ndaj meje. Unë jam arrestuar dy herë me këto akuza”.

Elida: Jam njohur me bashkëshortin që 18 vjeç, pothuajse jemi rritur bashkë. Vjehrra ime nuk më ka dashur kurrë, pasi ajo pretendonte gjithmonë se nuk e donte nusen tiranse.
Martesa është një sakrificë edhe nuk mund të merret një lojë. Problemet e mia me bashkëshortin nisën para 5 vitesh, kur ai u lidh me një femër tjetër, unë u denoncova nga bashkëshorti për dhunë ndaj fëmijës tim minoren dhe jam dënuar dhe kam kryer 20 muaj burg. 20 muaj heqje lirie për keqtrajtim ndaj fëmijës tim të mitur.

Por cdo gjë është gënjyer dhe janë montuar video, djali i vogël ka kaluar shumë mirë. U kurdis i gjithë plani për burg ndaj meje. Unë jam arrestuar dy herë me këto akuza. Djali është i dhunshëm dhe ka 3 vite që është kështu. Djali ndiqet nga mjeku i tij.

Djali i Elidës: Unë nuk dua ta shikoj me sy, ajo ma ka shkatërruar mua jetën! Nuk dua më të jetë pjesë e jetës time, i bëj thirrje të largohet nga ne!

Loading...