SHBA ‘fundos’ Berishën, ish-kandidati i PS: Më mirë ta ‘rrihnim’ ne sesa të huajt

Ish-kandidati i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca komentoi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Teksa e konsideroi një akt politik dhe jo juridik, Ndreca shtoi se në rrafshin personal, nuk i ngjalli një ndjesi të mirë.
“Në fund të ditës, ne e njohim shumë mirë veprimtarinë dhe mëkatet e Berishës. Por mbetet i yni, dhe do ishte mirë që ta rrihnin ne, jo të huajt.

Sakaq, politkisht, mund të them që është një notë që i kanë vendosur karrierës politike të Berishës që ishe e mbushur me mëkate.

Deklarimi i papranueshëm është një akt politik, jo juridik. Përmes kësaj deklarate publike, institucionet tona ligjzbatuese duhet të verifikojnë sa është e mundur.”

Loading...