SHBA e shpalli ‘non Grata’, Boçi ‘krahason’ Berishën me Krishtin: I ngarkuan kryqin më të rëndë…

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka komentuar futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në listën e zezë të SHBA-ve. Në një koment në rrjetet sociale, Boçi ka paralelizuar këtë situatë, duke dhënë shembullin e Krishtit.

“Dhe Krishtit i ngarkuan kryqin më të rëndë drejt Golgotës, pa e ditur se po e ngrinin drejt përjetësisë.

Ata që e dënuan ishin mëkëmbës të Perandorisë së kohës.
Ata folën po ashtu në emër të ligjit dhe bashkëpunuan me farisenjtë vendas.

Ajo që humbi historikisht ishte Perandoria.

Ata që fituan përkohësisht dhe fërkuan duart për momentin ishin farisenjtë,” shkruan Boçi.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për vendimin e SHBA që e shpalli “non grata”. Reagimi i tij erdhi si përgjigje për Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, duke kërkuar që të publikojnë dokumentet.

Gjithashtu edhe kreu i PD, Lulzim Basha në reagimin e tij ishte në të njëjtën linjë me Berishën, duke e cilësuar paraardhësin e tij si figurë me kontribute të mëdha për demokracinë.

Loading...