Shpallja e Berishës ‘non grata’, Xhafaj falenderon SHBA-të”: Mesazh i qartë nga drejtësia e re

Deputeti Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e DASH për shpalljen non grata të ish kryeministrit Berisha. Përmes një postimi në twitter, Xhafaj thekson se ky është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Xhafaj shprehet vendimi i DASH është është një mesazh i qartë i SHBA-ve në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur.

“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH i cili është një sinjal i qartë e konseguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ky është një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur”, shkruan Xhafaj.

Loading...