Iu kërkua të shtiret si i virgjër, ish- konkurrenti demaskon Për’puthen

Marisi, disa muaj pas largimit nga emisioni ka nxjerrë disa sekrete të “Përputhen”. Në një intervistë televizive, Marisi tregoi për takimin me Sindin, duke thënë se iu kërkua të hiqej si djalë i ‘virgjër’.
“Kam pasur një rast pas takimit me Sindin, mund të themi deri diku, nuk m’u kërkua drejpërdrejt, që të bëja rolin e djalit shumë të mirë, rolin e djalit të virgjër. Gjë e cila përveçse s’do të besohej, më vinte shumë turp. Jo se ka ndonjë gjë të turpshme, se mund të ketë ndonjë djalë, mosha 24, që s’ka pasur eksperienca. Ideja është që s’duhet të bësh gjithçka për pjesën e shout”, u shpreh ai.
Marisi shton se nëse do ta bënte një gjë të tillë, do të kishte audiencë më të madhe, por që nuk pranoi. “Po ta kisha bërë këtë, është e vërtetë që do të kisha pasur një audiencë, një shikueshmëri ndoshta më të madhe, por që në fund të ditës unë kam një fytyrë dhe them të paktën të ruaj dinjitetin tim, fytyrën time kur të dal jashtë. Të mos ma bëjnë me gisht”, përfundoi ish-konkurrenti.

Loading...