Berisha ‘non grata’, Blendi Fevziu bën veprimin e paprituar gjatë udhëtimit në një vend europian…

Vendimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, i ka “hapur punë” gazetarit dhe drejtuesit të emisionin “Opinion” Blendi Fevziu.

Kyi fundit u shfaq për herë të parë mbrëmjen e sotme drejtpërdrejt nga një shtet europian, ndërsa të ftuarit ishin vetëm në studio. Vetë gazetari bëri me dije se mëngjesin e sotëm ka regjistruar bashkë me ekipin e tij një emision për situatën mes Izraelit dhe Palestinës, e më pas është nisur në “udhëtim pune”.
“Në momentin që mbërrita në një vend të huaj, jo në Shqipëri, erdhi lajmi për vendimin e Blinken”, tha Fevziu, ndërsa ka vendosur ta drejtojë emisionin nga një shtet europian.

“Kësaj herë nuk po ju flas nga studio për shkak të një zhvillimi të fundit. Sot paradite ne kemi regjistruar një emision i cili përshtatej me zhvillimet mes Izraelit dhe Palestinës. Mbas kësaj, unë jam nisur për një udhëtim pune për të sjell një emision në ditët e ardhshme. Në momentin që mbërrita në një vend të huaj, jo në Shqipëri, erdhi lajmi për vendimin e Blinken.

Vendosa ta ndërpresë këtë udhëtim dhe nesër të jem në transmetim në një emision të gjerë për këtë çështje. Por nuk mund ta humbnim as sot aktualitetin. Unë po flas sot nga një qytet europian”, u shpreh ddrejtuesi i emisionit, por nuk tregoi se në cilin shtet ndodhet.

Loading...