Analisti Kreshnik Spahiu supozon se vendimi i SHBA për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën dhe familjen e tij u bë sepse kërkojnë të krijojnë një opozitë të re.
Në emisionin “Open”, Spahiu tha se të gjitha opozitat dështuan në zgjedhjet e 25 prillit dhe thekson se e vetmja mënyrë për rotacion politik është të nxjerrin jashtë loje Berishën.
Kreshnik Spahiu: Në bindjen e amerikanëve, Berisha është pas çdo vendimi dhe nuk ka hequr asnjëherë dorë nga drejtimi i PD. Mesazhi i sotëm është që duan të bëjnë projektin e të ardhmes.
Nëse PD është e lidhur me këtë njeri, duan të krijojnë një opozitë të re. Të gjitha opozitat e tjera dështuan dhe e vetmja mënyrë për rotacion politik është të nxjerrin jashtë loje Berishën.
Tani mbetet për tu parë nëse Basha do të krijojë parti të re apo do vazhdojë siç bëri sot me copy paste.