Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, lëndohet një person

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, në Tapizë. Një automjet është goditur nga një motor dhe si pasojë e përplasjes, ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit.
Drejtuesi ka marrë dëmtime të rënda dhe për pasojë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Loading...