Heshtjen e presidentit Ilir Meta në lidhje me shpalljen non grata nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi fare normale.
“Fare normale. Nuk ka asnjë lloj shkaku pse të prononcohet. Unë prononcohem vetë”, u shpreh Berisha.
Berisha u pyet nga gazetarët edhe për deklaratën e Palmer dhe nëse do të ngrejë padi edhe ndaj tij.
“Do e shqyrtoj deklaratën e tij. Në fund të fundi ai është një zyrtar i lartë i DASH dhe ka mbrojtur deklaratën e sekretarit. Por mendoj se sot jam për atë deklaratë që është bërë”, u shpreh Berisha.
Loading...