‘Shpifje dhe përbaltje’/ Shpallja ‘non grata’ nga SHBA, Berisha: Më është prekur nderi dhe dinjiteti

Ish-kryeministri Sali Berisha në komunikimin e tij për mediat deklaroi sot se do të padisë sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, pasi ky i fundit njoftoi dje shpalljen “non grata” për të.

Berisha tha se padia do të bëhet në gjykatën e Parisit dhe Blinken nuk është me imunitet. Ndër të tjera, para mediave, ish kryeministri theksoi se i është shkelur dinjiteti i tij.

“Në një mënyrë relative çka do të thotë se sekretari është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen kate normale.
Duke filluar nga momenti kur Blinken të destinuar për të më dëmtuar mua kjo nuk hyn në funksionet e një ministri. Asnjë qeveri cilado qofte ajo nuk mund të ketë funksion shpifjen dhe përbaltjen. Sipas avokatit tim që unë kam konsultuar Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet ndaj dhe do të paditet nga gjykata e Parisit në të cilët është ngritur padia nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. I admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit më kryesor të kombit shqiptar.

Çështja e dinjitet është më thelbësorja e njeriut. Në qoftë se i prek nderin dhe dinjitetin ti e ç’vlerëson atë për veten e tij dhe familjen e tij dhe komunitetin ku jeton. Unë kam qenë president, kryeministër, kam qenë përgjegjës për dinjitetin e tij populli dhe jam përpjekur të bëj gjithçka.

Sot jam qytetar privat, ka qenë dinjiteti i munguar se po të kthehemi 30 vite mbrapa do të më gjenit një kardiolog pasionant në klinikën e Kardiologjisë, një njeri i shëtitur që jetonte jo keq kishte një banesë e cila ishte 30 metra më e vogël se kjo që kam sot. Por nuk kishte dinjitet ky njeri, të tjera fliste këtu dhe të tjera në publik. Votonte fshehtas për atë që urrente. Ky ka qenë asgjë tjetër shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi,” tha Berisha.

Loading...