Regjizori vritet barbarisht nga prindërit sepse nuk martohej, gjymtyrët ia hedhin në plehra

Një regjisor nga Irani 47 vjeç i cili jetonte prej vitesh në Londër, është vrarë dhe coptuar nga prindërit për çështje nderi. Babak Khorramdin ishte kthyer në vendlindjen e tij Iran dhe kishte bërë sherr me babain për shkak se ai nuk ishte martuar ende.
Kështu ai u vra dhe u copëtua, gjymtyrët e tij i kishin hedhur në plehra. Të dy prindërit janë arrestuar, ndërsa babai e ka pranuar krimin që ka bërë.

Babak ka bërë disa filma me metrazh të shkurtër në Londër pasi u zhvendos aty për studime.

Loading...