Plagosja e 20-vjeçarit në Vlorë, indetifikohet autori

VLORË
Policia e Vlorës ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e ndodhur paraditen e sotme, ku mbeti i plagosur një i ri. Policia thotë se ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.
“Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen ’24 Maji’, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, njofton policia.

Loading...