Një ditë më parë, Palestina dhe Izraeli arritën një armëpushim që pritet t’i jap fund luftimeve. PËr këtë vendim ka ardhur edhe reagimi i SHBA-ve. Ka qenë presidenti Joe Biden që në një konferencë ka shprehur se kjo ishte nisma e një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
“Unë besoj se palestinezët dhe izraelitët meritojnë të jetojnë në mënyrë të sigurt dhe në siguri, të gëzojnë masë të barabartë të lirisë, begatisë dhe demokracisë. Administrata ime do të vazhdojë diplomacinë tonë të qetë, të paepur drejt arritjes së këtij synimi”, tha Biden. Më tej, presidenti përshëndeti kontributin e qeverisë egjiptiane, e cila luajti një rol vendimtar në ndërmjetësimin e armëpushimit.
Lufta zgjati më shumë se dy javë, ku për pasojë humbën jetën 227 vendas dhe 12 izraelitë.