Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se është ai personi që ka dërguar dosjet e Berishës në Amerikë.
Për Berishën, Kryeministri Edi Rama ka qenë iniciuesi i vendimit të DASH për të shpallur non-grata Sali berishën dhe familjen e tij.
Pyetjes nëse ky vendim prek edhe Partinë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj duke thënë që ky vendim politik patjetër që prek të djathtën në tërësi dhe jo vetëm Sali berishën.
Pjesë nga biseda:
Fevziu: Opinion për punen e ambasadores Yuri Kim?
Berisha: Nuk jam unë që merrem me punën e saj. E gjykon qeveria e saj.
Fevziu: A kosto për PD?
Berisha: Ky vendim është politik dhe nuk prek vetëm Sali Berishën, por të djathtën në tërësi. Mos bëjmë sikur nuk i dimë gjërat. Besoj se është e qartë anësimi ndaj qeverisë.
Fevizu: Kush e bën këtë anësim DASH?
Berisha: Po pse jo?!
Fevziu: Rama nuk pati reagim? Po ti do reagoje?
Berisha: Po pse të reagojë ai. Ai ka çuar dosjen. Padyshim që është Rama që e ka inicuar. Që i merr dosje qeverisë i merr ai.