Berisha ‘non grata’, gazetarja e ‘Zërit të Amerikës’: DASH u bështet në burime shumë të forta

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Kejda Kostreci tha për Euronews se nga procedura e ndjekur për shpallja non grata e ish-kryeministrit Berisha nga Departamentit Amerikan të Shtetit nuk duhet të jetë diçka që ka ndodhur me nxitim, por një vendimmarrje e shtrirë në kohë.

Ajo bëri me dije se nga informacionet e mbledhura nga VOA përmes intervistave me personalitete dhe njohës të politikës shqiptare, edhe pse provat dhe argumentet lidhur me këtë vendim nuk bëhen publike, SHBA-të janë të mbështetura në burime mjaft të forta për të arritur në këtë vendimmarrje.
Ajo e cilësoi pothuajse të pamundur suksesin e padisë së pretenduar nga ish-kryeministrit Sali Berisha në drejtim të sekretarit amerikan Blinken, pasi ky i fundit nuk ka marrë një vendim personal por në pozicionit e zyrtarit të lartë të SHBA-ve.

“Është e vështirë për të mos thënë e pamundur që një sekretar shteti të mbahet përgjegjës për kryerjen e detyrës së tij. Mesa tha z. Berisha ai do ta padisë personalisht, por Blinken s’e ka marrë vendimin personalisht, por si sekretari i shtetit.

Në këtë raste duhet të përcaktohet në gjykata a merret një akt i tillë. Nuk ka bazë hedhja në gjyq e një personi që e ka dhënë këtë vendim në mënyrë ligjore”, u shpreh znj. Kostreci.

Loading...