‘Defender Europe 21’/ Pas Vlorës e Malit me Gropa, Forcat e Armatosura tregojnë forcën në Tiranë

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka publikuar disa foto nga stërvitja “Defender Europe 21” në Vlorë gjatë vizitës së sotme të ambasadores amerikane Yuri Kim. Peleshi kujton qytetarët për stacionin e radhës së FA e cila do të jetë këtë të diel në Tiranë.

“Në Vlorë me ambasadoren Yuri Kim për të parë nga afër atmosferën e stërvitjes “Defender Europe 21” që trupat shqiptarë dhe amerikanë kishin sjellë në Lungomare.

Do të vijojmë të sjellim pranë qytetarëve stërvitjen më të madhe të 30 viteve të fundit dhe këtë të diel ju ftoj në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet për një demonstrim mbresëlënës të trupave dhe mjeteve tona, tokësore dhe ajrore”, shkruan Peleshi.

Pas Vlorës, Peleshi dhe Kim u ndalën në bazën Ushtarake pranë Malit me Gropa.

Loading...