Greqia i hap ‘derën’ turistëve shqiptarë, si mund të udhëtoni drejt vendit fqinj

Këtë sezon turistik, shqiptarët që duan të pushojnë në Greqinë fqinje, nuk do të kenë pengesë ta bëjnë diçka të tillë.

Greqia do të jetë e hapur për turistët shqiptarë, me detyrimin për të zbatuar vetëm protokollet shëndetësore anti-COVID.
Lajmi u dha nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi pas një takimi që pati me homologun grek Haris Theocharis.

“Homologu grek, Ministri i Turizmit, Haris Theocharis garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmi.#unërrinëshqipëri #pushoshqip #smilealbania”, tha Blendi Klosi në “Twitter”.

Loading...