Vladimir Putin u zotua se “do t’i thyejë dhëmbët” çdo armiku që përpiqet të marrë copa nga territori i Arktikut.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken, paralajmëroi homologun e tij rus Sergey Lavrov, në Samitin e Arktikut që u mbajt para disa ditësh, se Poli i Veriut duhet të mbetet “i lirë nga konfliktet”.
Lavrov u kundërpërgjigj duke thënë se Moska nuk shihte “asnjë bazë” për konflikt në Arktitk, por paralajmëroi perëndimin të heqë dorë nga forcimi i kapaciteteve ushtarake në dyert e Rusisë.
Të dyja palët kanë rritur kohët e fundit prezencën ushtarake, me Shtetet e Bashkuara që dërguan bombardues në Norvegji dhe Rusia që kryen stërvitje të mëdha detare dhe ajrore.
Disa ministra të tjerë të jashtëm, përfshirë ata nga Kanadaja, Islanda, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia, i bënë jehonë thirrjes së Blinken për të mbajtur Arktikun paqësor dhe pa konflikte nën autoritetin e ndërkombëtarëve.