Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), është shprehur në vendimin e shkarkimit të tij se Ramadan Troci ka fshehur pasuri të paluajtshme në emër të personave të tij të afërt.
KPK dyshon se Ramadan Troci zotëron një apartament luksoz në Tiranë, i arreduar në një mënyrë tejet lukzose, ku vetëm sistemi i ngrohjes dhe i ftohjes i kushton mbi 70.000 euro dhe televizor me vlerë rreth 20.000 euro.
Në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit thuhet:
Në denoncimin e përcjellë pranë Komisioni, ndër të tjera hidhen dyshime se subjekti i rivlerësimit ka në pronësi të fshehur një apartament banimi në afërsi të ish-godinës së ATSH-së, në të cilën banon aktualisht. Lidhur me këtë apartament, denoncohet se subjekti e ka arreduar në mënyrë të tillë, sa që vetëm sistemi i ngrohjes dhe ftohjes kushton mbi 70,000 euro dhe televizori kushton rreth 20,000 euro. Në vijim ankuesi, denoncon se për posedimin e këtij apartamenti subjekti kamuflohet nga pronarët e minierave të Bulqizës, të cilëve pretendohet se u ka mbyllur shumë dosje.”
Gjithashtu, sipas Komisionit të Vettingut ka dyshime të forta që Ramadan Troci ka fshehur një apartament me sip. 140 m², në godinën pranë Pazarit të Ri, me vlerë 140 mijë euro dhe parking 20.000 mijë euro, duke i kaluar në emër të personave të tjerë.
Pretendohet se prokurori Troci nuk ka deklaruar një ndërtim pa leje me sip. 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.
Vendimi zbulon se po ashtu Ramadan Troci nuk k ajustifikuar një depozitë parash me vlerë 2.500.000 lekë dhe blerjen e një makine tip “Mercedez-Benz” me vlerë 700.000 lekë.
Vendimi i shkarkimit të tij deklaron që Troci nuk ka deklaruar gjendjen e llogarive bankare e po ashtu nuk ka deklaruar të sakta shifrat e depozitave në emër të bashkëshortes së tij.
Fshehja
Komisioni i Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vettingut, ka konstatuar se Ramadan Trocit ka fshehur një ndërtim pa leje me sipërfaqe 32 m², në një truall me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan.
Gjetjet
Shtatë gjetje kompromentuese mbi pasurinë e deklaruar dhe të fshehur kanë ‘fundosur’ prokurorin pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Trocit, duke i kushtuar humbjen e detyrës.
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e këstit të parë, për prenotimin e apartamentit deri në vitin 2011;
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht pagesën e bërë për blerjen e automjetit në vitin 2008;
Subjekti ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar plotësisht krijimin e depozitës prej 2,500,000 lekë, në fund të vitit 2016;
Subjekti ka fshehur pasurinë, ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m², në Paskuqan, Tiranë, ndërtim i cili sipas përgjigjes së ALUIZNI-t, rezulton me kërkesë vetëdeklarimi nga ana e tij më datë 07.11.2006.
Subjekti në vazhdimësi nuk ka deklaruar gjendjet e llogarive bankare, nuk ka deklaruar saktë shtesat e depozitës në emër të bashkëshortes së tij, si edhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.
Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të listuara më sipër, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij.
Vëllai i subjektit të rivlerësimit, në cilësinë e personit tjetër të lidhur, nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij.