Eni Çobani flet për divorcin e bujshëm të Fatos Nanos: U tregua burrë, nuk e lëndoi bashkëshorten

Avokatja e njohur, Eni Çobani ka folur rreth trajtimit të martesave së suksesshme dhe atyre të dështuara në mediat publike.

E ftuar në “Dita e 8”, ajo tregoi se shumica nga çiftet e njohura e kanë shumë të vështirë ta pranojnë publikisht dështimin ne martesës së tyre, por veçoi rastin e ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili e pranoi menjëherë sapo u pyet për ndarjen nga bashkëshortja e tij.
“Ju kam kërkuar moderatorëve të bëjnë përballje mes personazheve që kanë një martesë dhe familje të lumtur dhe personazheve që martesa e tyre ka marrë fund dhe askush nuk ka pranuar. I pari personazh dhe i vetmi është Fatos Nano, i cili kur është pyetur për bashkëshorten e tij, ka thënë se gjithçka ka marrë fund dhe se ai dështoi. Të gjithë e paragjykuan pas kësaj, ndërsa për mua u tregua burrë që arriti ta thoshte publikisht dhe nuk vazhdoi të lëndonte gruan e tij, ndërkohë që kishte një lidhje tjetër. Sot ai vazhdon i lumtur me gruan që ka në krah”, u shpreh avokatja.

Më tej, Çobani ka ndarë edhe disa detaje lidhur me martesën e saj me bashkëshortin prej 25 vitesh, duke e konsideruar si një shembull shumë të mirë.

“Martesa ime është etalon i një martese të lumtur. Gjithmonë kur jap këshilla, marr martesën time si shembull, pasi 25 vite nuk janë pak”, tha ajo.

Loading...