Ekzekutimi me 15 plumba në Vlorë, digjet një automjet, dyshohet e autorëve

Një person është vrarë me armë zjarri në Vlorë. Ngjarja ndodhi pranë një servili në zonën e Skelës.

Ndërkohë, një automjet është duke u djegur në Sherishtë të Vlorës.
Dyshohet se automjeti mund të jetë i autorëve, skenar ky i përdorur në shumë ngjarje kriminale në vend.

Policia ka thënë se personi me iniciale D.T. është qëlluar para pallatit të Sportit në Vlorë.

Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia.

Deshmitaret thone se janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.

Loading...