‘Meta dhe Berisha do goditen penalisht’, Ngjela paralajmëron ‘fazën e dytë’

Avokati Spartak Ngjela shprehet se politika amerikane po e mban zotimin që u ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror.

Ai paralajmëron se Parlamenti do të shkarkojë me 2/3 e votave Ilir Metën dhe se ai do të shpallet “non grata” në SHBA. Po ashtu, Ngjela theksoi se kreu i shtetit së bashku me Sali Berishën do të goditen penalisht.

Ngjela shtoi më tej se këta “krerë të lartë të korrupsionit shtetëror” nuk mund të kundërveprojnë me protesta ashtu siç kanë paralajmëruar, pasi në Shqipëri gjenden 8000 trupa ushtarakë amerikanë.

Postimi i plotë:

Gjithçka po ecën drejt çlirimit real të shqiptarëve.

Asnjë ditë çlirimi, në thelb nuk ka qënë e tillë në 100 vjet, sepse, si rregull, shqiptarët janë pushtuar nga ata që kanë pretenduar vendin e çlirimtarët.

Edhe në vitin 1992, që u gëzuan për likuidimin e pushtimit komunist, shqiptarët u pushtuan sërisht për 30 vjet nga barbaria e korrupsionit të lartë shtetëror.

Tani, më në fund, po vjen me hap galopant edhe çlirimi i shqiptarëve nga uzurpatorët e korruptuar, por edhe çlirimi i vetë shqiptarizmit që ka qënë i shtypur në këta tridhjetë vjet nga shitësit vulgarë të interesit kombëtar.
Po si po precipitojnë ngjarjet?

l.Politika amerikane po e mban zotimin që ua ka bërë shqiptarëve për likuidimin e korrupsionit të lartë shtetëror. Dhe koha erdhi.

Para dy ditësh Departamenti i shtetit e shpalli Sali Berishën njeri të padëshiruar dhe të papranueshëm për Amerikën.

Dje, ekspertët konstitucionalistë në Komisionin e Hetimit Parlamentar argumentuan që presidenti Meta ka shkelur kushtetutën.

Javën që vjen, Parlamenti do të pushojë Metën me 2/3 e votave.

Dhe çështja menjëherë i shkon Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për pushimin e Metës nga posti i Presidentit të Republikës, dhe kështu kuptohet se Meta është pa imunitet

Kjo është faza e parë.

Po faza e dytë?

“Meta dhe Berisha do goditen penalisht”, Ngjela paralajmëron

ll.Si rregull, faza e dytë duhet të fillojë me shpalljen e Ilir Metës si person non grata në Shtetet e Bashkuara, dhe me goditjen penale të Berishës dhe të Metës. Por, shenjat janë që bashkë me ta, do të fillojë edhe goditja penale për grupin e parë të të korruptuarve të lartë, i cili nuk është i vogël.

Po këta krerë të korrupsionit të lartë shtetëror, do të kundërveprojnë?

E kanë të pamundur. Ata para një muaji, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, por edhe gjatë numërimit të votave, thanë se do të bënin kryengritje.

Pse nuk e bënë?

Përgjigja është shumë e thjeshtë: sepse sot në Shqipëri janë 8000 trupa ushtarake amerikane me të gjitha pajisjet motorike, me të cilat po zhvillohet një stërvitje ushtarake me synim kundër kërcënimit rus kundrejt Shqipërisë.

Por, e gjithë kjo situatë force kundër korrupsionit të lartë shtetëror, çfarë ka sjellë te të korruptuarit e lartë në Tiranë?

lll.Asgjë të veçantë nuk ka sjellë, po vetëm një frikë që i ka futur në një gjendje për të folur përçart.

Saliu, për shembull, i tha shqiptarëve se do të fuste në burg Sekretarin e Shtetit amerikan Blinken, që e kishte shpallur person non grata në Amerikë.

Por, shqiptarët e pyetën: Ku do ta arrestonin, dhe ku do ta dënonin Blinkenin?

Dhe Berisha iu tha: Unë do ta dënoj në një vend asnjëanës, në Francë.

Dhe shqiptarët i bëri për të qeshur.

Kurse, në fakt, po ta dinte presidenti antiamerikan i Francës, Sharl de Gaulle këtë formulë çudibërëse të Sali Berishës, do ta kishte dënuar me burgim John Kennedy-n qëkurse ky ishte senator dhe fyeu rëndë dhe u tall me presidentin e Francës, Degol, për tmerret që ky po bënte kundër popullit algjerian, i cili luftonte për pavarësinë e tij. Çfarë nuk i tha Kennedy atëher në de Gaull-t, madje edhe në vitin 1962, kur ishte President i Shteteve të Bashkuara. Është tallur dhe e ka fyer rëndë.

Ku ta dinte Degoli i shkretë që me një gjykatë franceze, si Saliu sot, mund ta kishte burgosur Kenedin, dhe në fakt, do t’i kishte bërë nder vetë Kenedit, se ky do të kish jetuar të paktën dhe 40 vjet pas vitit 1963, kur e vranë.

Do t’i shikoni të gjitha: në Shqipërinë që po çlirohet, në fakt, ka filluar edhe një tragjikomedi që do t’i kënaqë shqiptarët, kur këta do ta shohin natë për natë nëpër ekranet e televizorëve të tyre.

Loading...